Kina zbulon planet për një “hënë artificiale”

kina-hena.jpg

Një qytet në Kinë po planifikon që të ketë një “hënë artificiale” që të ndriçojë qiellin në një rreze prej 80 kilometrash.

Ky satelit ndriçues do të mund të shihet në qiellin e Chengdusë në vitin 2020. Sipas “People’s Daily”, ky satelit do të jetë 8 herë më i shndritshëm sesa Hëna.

Këtë plan të pazakontë e bëri të ditur Wu Chunfend, President i Shkencave Aeronautike dhe Teknologjisë së Chengdusë. Sipas tij, teknologjia për kontrollimin e kësaj hëne artificiale ka vite që po eksperimentohet dhe tashmë është gati.

Mbetet për t’u parë nëse hëna artificiale do të funksionojë realisht…

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303