Kinë/Ndërron jetë mjeku i tretë që trajtonte të infektuarit me ‘Coronavirus’

Numri i të vdekurve në Kinë nga koronavirusi ka arritur në 2.238 njerëz, ndërkaq janë konfirmuar 75.465 raste të prekur nga Covid-19.

Ka ndërruar jetë mjeku i tretë i infektuar me koronavirusin në Kinë, njoftuan mediat lokale.

Mjeku i ndjerë është identifikuar si Peng Yinhua (29). Ai vdiq të enjten në mbrëmje në Wuhan, epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit, në provincën qëndrore të Kinës, Hubei, raportoi gazeta “Global Times”.

Më tej shtohet se Peng vdiq në spitalin Wuhan Jinyintan, dhe së më parë kishte anuluar martesën të caktuar për 1 shkurt.

Më herët gjatë këtij muaji vdiqën dy mjek të tjerë pasi u infektuan me koronavirusin, po ashtu në Wuhan, Liu Zhiming (51) zëvendës sekretar dhe dekan i spitalit Wuhan Wuchang, u prek nga Covid-19 ndërsa po trajtonte pacientët, kurse vdiq më 18 shkurt.

Në mesin e 8 mjekëve të parë që ngritën alarmin se në Wuhan po ndodhë një situatë e ngjashme me epideminë SARS nga viti 2003, oftalmologu Li Wenilang gjithashtu vdiq pasi që u infektua me virus.

Numri i të vdekurve në Kinë nga koronavirusi ka arritur në 2.238 njerëz, ndërkaq janë konfirmuar 75.465 raste të prekur nga Covid-19, prej të cilëve 11.633 janë në gjendje kritike, njoftoi të premten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë.