Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare

rip-min-1.jpg

Ka ndërruar jetë sot aktorja e njohur shqiptare, Valentina Caci.

Lajmi u bë i ditur për publikun shqiptar nga njoftimi i një tjetër aktoreje, Zamira Kita.

‘Lamtumire, e mira, e talentuara, e bukura, Valentina Caci! Rolet e shumta te realizuara prej saj, do te ngelen gjithmone ne kujtesen tone, bisedat dhe keshillat e saj, te paharruara! I perjetshem kujtimi!’, shkruan Kita.

Valentina Caci lindi në Korçë më 2 mars të vitit 1936.

Disa nga rolet më të famshmë të aktores së ndjerë janë: ai i Olimbisë, në dramën ‘Lulja e kujtimit’ e F. Postolit, rolin e Verores në dramën ‘Këneta’ të F.Gjatës, rolin e Dona Luçias në komedinë ‘Karnavalet e Korçës e S. Çomorës, rolin Lenës në dramën ‘Maro Mokra’ të R. Pulahës, si dhe rolin e Nekies në komedinë ‘Zonja nga qyteti’ dhe komedinë ‘Shoqja nga fshati’. /real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303