Kinezëve u ikën truri/ “Ende se paskeni kuptuar me kë po përballeni. Rrini në shtëpi, ndryshe…”

dgdg.png

Një grup mjekësh kinezë arritën ditën e djeshme në Itali t’i ardhur në ndihmë vendit më të prekur nga koronavirusi në Europë.

Një një deklaratë për shtyp me presidentin  e Lombardisë Attilio Fontanan, ata kanë kërkuar masa edhe më të rrepta sesa ato që janë marrë deri më tani nga qeveria.

”Ju me sa duket akoma nuk e keni kuptuar se me çfarë keni të bëni. Ne shohim që në Milano ka akoma qytetarë që lëvizin rrugëve, ka njerëz në hotele, ka edhe metro që punojnë. Dhe më e keqja, njerëzit nuk mbajnë maska”, theksoi mjeku i ekipit të Kryqit të Kuq kinez.

Më tej, ai i shtoi kritikat duke u shprehur se vendi duhet të izolohej tërësisht dhe të ndaloheshin të gjithë aktivitetet ekonomike.

“Ne në Ëuhan iu bindëm rregullave derisa arritëm të ulim numurin e infeksioneve. Ndaloni të gjitha aktivitetet dhe lëvizjet. Duhet të rrini në shtëpi, ndryshe nuk ndalon kjo epidemi. Vetëm nëse do të arrijmë të zbatojmë rreptësisht karantinën, mjekët do të kenë mundësi që të përballojnë të gjithë rastet që kanë në spitale,”-shtoi ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303