Kisha Katolike reagon për murgeshat që mbetën shtatzënë

Kisha Katolike ka reaguar për lajmin e dy murgeshave misionare të cilat mbetën shtatzënë ndërsa punonin në Afrikë. Kisha njoftoi se ka filluar një hetim për këtë rast.

Të dy gratë, të cilat i përkisnin urdhrave fetarë të veçantë në Siçili, po presin fëmijë pavarësisht premtimeve të tyre të dëlirësisë.

Njëra prej tyre, një nënë eprore, zbuloi se ishte disa javë shtatzënë ndërsa tjera zbuloi lajmin kur ankohej për dhimbje në stomak.

Të dy murgeshat tani po përballen me presion për të lënë jetën fetare dhe skandali ka shkaktuar ‘komplot’ midis klerikëve

Njëra prej murgeshave, në moshën 34 vjeçare, zbuloi shtatzëninë kur shkoi në spital me dhimbje në stomak, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Tani ajo është shpërngulur në Palermo për t’u përgatitur për lindjen e fëmijës së saj.

Në rastin e dytë, një murgeshë që ishte me origjinë nga Madagaskari u zbulua se ishte disa javë shtatzënë.