fbpx

Kisha përjashton ish-kardinalin amerikan të akuzuar për abuzim seksual me të mitur

105672015_mccarrick.jpg

Vatikani ka përjashtuar ish-kardinalin amerikan, Theodore McCarrick, pasi gjyqi në Kishë e ka shpallur fajtor për abuzim seksual ndaj të miturve.

McCarrick, i cili dikur udhëhoqi Kryepeshkopinë e Uashingtonit dhe u njoh si një avokat i fuqishëm i prioriteteve politike të Kishës Katolike, u informua për vendimin të premten.

Akuzat se McCarrick kishte abuzuar seksualisht me disa të mitur, në mesin e tyre dhe një djalë, disa dekada më parë, e kishte shqetësuar Kishën.

Krerët katolikë parashtruan pyetjet se pse ai u lejua të rritet në detyrë në radhët e Kishës.

Një letër nga një zyrtar i lartë i Vatikanit që e ka siguruar CNN vitin e kaluar thotë se Selia e Shenjtë e dinte për akuzat për të paktën disa muaj para se McCarrick të vendosej kardinal në vitin 2001.

Ai më pas udhëhoqi Kryepeshkopinë e Uashingtonit deri në vitin 2006 dhe kishte takime të shumta me udhëheqës politikë, kështu duke u bërë një figurë e lartë në politikën amerikane.

McCarrick është një nga figurat të profilit më të lartë që u përjashtua nga Kisha gjatë krizës së abuzimit seksual që e ka futur institucionin në dekadat e fundit.

Ai më parë i ka mohuar akuzat, duke thënë se “nuk i kujtohet asgjë për këtë abuzim të raportuar”./real-news.tv/

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303