fbpx

Kishin marrë informacionin, efektivët nisen drejt vendngjarjes, tronditen nga ajo që gjejnë

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs.jpg

Policia në Poliçan ka arrestuar dy persona ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike.

Poliçan

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po merreshim me kultivimin e bimëve narkotike, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ullishten e shtetasit V. S., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 kubikë në të cilët sapo ishin mbjellë fara të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit: S. F. (S)., 24 vjeç (djali i shtetasit V. S.) dhe K. D., 23 vjeç ( bashkëpunëtor), të dy banues në fshatin Çorrogjaf, Poliçan, si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. S., 53 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303