fbpx

Kishin shkuar me pushime, i dashuri vret 26-vjeçaren në Greqi, panon krimin: E shtyva dhe ra nga shkëmbi…

Screenshot_18-12.png

Është zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në Greqi, ku një 30-vjeçar vrau të dashurën e tij, që kishin shkuar me pushime në Folerangos. 26-vjeçarja Garyfallia u gjet e pajetë në det me shenja dhune. Ndërsa një ditë më pas fal dëshmitarëve policia arriti të arrestonte edhe autorin.

Ai ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e tmerrshme duke thënë se me të dashurën prej disa ditësh kishin debate, ndërsa ai i fundit i së premtes përfundoi në tragjedi.

Autori tha se ishin në makinë ndërsa plasi një debat, në nevra e sipër 30 vjeçari ka nxjerrë makinën nga rruga, kur e vajza ka dalë nga makina ai e ka shtyrë. E reja ka rënë nga shkëmbi, ku pasi është përplasur disa herë në gurë ka rënë në ujë. Sipas autorit, ai ishte hedhur në det për ta ndihmuar, por kur e kishte parë që ishte pa ndjenja ishte friksuar dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Advertisement

Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçari ishte në gjendje shoku dhe se donte të bënte vetërasje.

Pritet të kryhet një autopsi në trupin e Garyfallia, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303