fbpx

“Kishte ditë kur s’mund të paguaja…”, rrëfehet Rozana Radi

Këngëtarja e dashur për publikun, Rozana Radi është një nga personazhet më aktiv në rrjetet sociale.

Me anë të një postimi në Instagram ajo ka zbuluar se ka punuar shumë për të arritur ku është dhe pavarësisht se jeta e ka sfiduar disa herë, asnjëherë nuk i ka zgjatur dorën askujt.

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre, frika e vdekjes më ndjek ngado.

Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam pasur në jetë nuk mi kanë lënë ti shijoj disa “gazetarë”, shkuar dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj.

Kam pasur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare, por ja kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ja zgjatur dorën askujt”, ka shkruar ajo.