fbpx

“Kishte parkuar keq, i kërkova t’më lironte rrugën’. Zbardhet dëshmia e autorit që vrau 34-vjeçarin

Një ngjarje tragjike tronditi mbrëmjen e djeshme Durrësin, ku një 34-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e një goditje me thikë në zemër.

Autori i këtij krimi të rëndë është Arbër Kotaj, i cili u arrestua ditën e sotme nga Policia e Durrësit.

Është zbardhur dëshmia e Arbër Kotaj pas arrestimit, ku shprehet se konflikti nisi pasi viktima i kishte zënë rrugën dhe kishte parkuar shumë keq. Kjo ishte ajo që bëri nxitjen e debatit, i cili më pas përfundoi në fyerje dhe përdorimin e thikës. Sipas autorit viktima e kishte fyer dhe qëlluar me grushta, ndaj ai për vetëmbrojtje nxori thikën duke e qëlluar disa herë.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai regoi shumë ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grushta. Për vetëmbrojtje nxorra thikën dhe e qëllova pasi më  goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shumë keq”. – u shpreh Arbër Koti në dëshminë e tij.