fbpx

“Kishte sjellje agresive, mbrëmë kanë pasur debat”. Detaje nga zjarri në banesë, mamë e bir u hodhën nga ballkoni, shpëton vetëm djali

pamjet.png

Janë zbardhur detaje të reja nga tragjedia që tronditi mëngjesin e sotëm Tiranën ku si pasojë e një zjarri në një banesë në Astir një grua është hedhur nga kati i tretë dhe ka ndërruar jetë.

Sipas dëshmisë së banorëve të pallatit, dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, pasi djali i viktimës, Klodjan Osmenaj ka probleme të shëndetit mendor dhe se ai bënte shpesh herë sjellje agresive.

Sipas tyre, mbrëmjen e kaluar në këtë shtëpi janë dëgjuar debate me zë të lartë. Ka dyshime që zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht nga i biri i Hava Osmenaj, viktimëspasi thuhet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303