Kjo është lojtarja e parë transgjinore në futbollin e femrave

C_29_articolo_1278530_upiImgPrincipaleOriz-770x433.jpg

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në futbollin e femrave në Argjentinë. Klubi i kampionatit elitar Vila San Karlos prezantoi blerjen e re, Mara Gomez.

Lajmi bëri bujë për faktin se bëhet fjalë për lojtaren e parë transgjinore që bashkohet me një skuadër të nivelit të lartë.

Në njoftimin e klubit thuhej se sulmuesja nuk do të firmosë kontratë, edhe sepse merkato hapet në datën 15 mars, por thjesht do t’i shtohet kontingjentit.

Gomez ka luajtur në ligat rajonale të Argjentinës, ndërsa është shpallur dhe si golashënuesja e kampionatit dhe ka dy tituj kampionë. 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303