fbpx

“Kjo është më e ligë se vetë tërmeti”, Vasili plas mesazhin e Ramës

petrti-vasili-e1555331989416.png

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, teksa publikon mesazhin Edi Ramës, thotë “rrofsha unë”. Sipas Vasilit, kjo është më e ligë dhe më e rëndë se vetë tërmeti.

“Po si mundet qe ky Edi Rama ne mes te tragjedise thote “rrofsha une”. Thote qe s’ka njeri qe ta zevendesoje,qe eshte me i miri dhe me i bukuri i te gjitheve. Po kjo eshte blasfemi shume e rende,ky eshte turp i padegjuar.

Po kjo eshte me e lige dhe me e rende se vete termeti sepse ky thote “rrofsha une”. Njerezit jane akoma nen rrenoja dhe ky ka paturpesine dhe thote “rrofsha une”

Lexojeni cfare thote per veten Edi Rama ne kulmin e tragjedise:

“një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time megjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët – deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma”.”, shkruan Vasili.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303