TË FUNDIT

“Kjo është një çmenduri e padëgjuar”, kryeministri Edi Rama del me paralajmërimin e radhës

Florenc Hoxha po hetohet në gjendje të lirë pas incidentit që ndodhi dje në Vaqarr ku së bashku me simpatizantë të PD kanë ndaluar shpërndarjen e iftarit te besimtarët myslimanë që agjërojnë, me pretendimin se këto ushqime po jepeshin në këmbim të votës.

Raportohet se Hoxha ka qenë ish kreu i policisë bashkiake në kohën kur kryetari i PD Lulzim Basha ka qenë kryetar Bashkie.

Kryeministri Rama e quan këtë ngjarje një çmenduri të padëgjuar.

“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar!Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”, shkruan Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat