fbpx

“Kjo grua që vlente miliona, ishte jashtëzakonisht e trishtuar”. “27 Heaven’ hedh dritë mbi vdekjen e Amy Winehouse

amy.jpg

“27 Heaven” është një përkujtim ndaj pesë yjeve që vdiqën në moshën 27 vjeçare, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe Amy.

Në librin e tij,Ian Halperin tregon se Amy Winehouse i kaloi ditët e fundit të jetës së saj në mjerim.

Teksa citonte një mikun e këngëtares së ndjerë, ai shkruante se ikona e muzikës ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.

“Ajo po jetonte në tym në javët e fundit, ishte shumë e dobët dhe po merrte cigare dhe pije. Amy ishte dëshpëruar dhe kjo grua që vlente miliona, ishte jashtëzakonisht e trishtuar. Shoku që intervistova tha se Winehouse duhej të ishte shpëtuar, nuk kishte arsye që ajo të vdiste. Ajo vinte nga një familje e mirë dhe nuk kishte arsye që të vdiste.

Thjesht njerëzit po shikonin më shumë faturat e shitjeve rekord sesa gjendjen e saj shëndetësore“, tha ai.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303