Arsyeja pse Zanfina i dha fund lidhjes 11 vjeçare

Screenshot_27-5.jpg

Zanfina Ismaili dhe Faton Shoshi kanë qenë në lidhje dashurie për mbi një dekadë.

E ftuar në emisionin “Mirage” Zanfina si rrallëherë ka folur për këtë histori, duke treguar dhe disa detaje të cilat publiku nuk i kishte dëgjuar më parë. Këngëtarja tregoi se lidhja e tyre kishte ato uljet dhe ngritjet, si çdo lidhje tjetër, dhe se dikur edhe dashurisë i erdhi fundi.

“Ka zgjatur 11 vite e gjysmë. Edhe në dashuri çdo fillim është i mirë, dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi gjërave në lidhje, si dashuria, besimi apo diçka e ngjashme, vjen edhe fundi”, u shpreh Zanfina.

Madje, këngëtarja e hitit “Partizani i vogël” tregoi edhe raportin që ka tani me ish-in e saj.

scroll to top