fbpx

Kjo javë mbyllet me grevë, nga e hëna një ditë në javë

WhatsApp-Image-2019-02-06-at-11.42.46.jpeg

Pas përfundimit të mbledhjes së ditës së sotme, Asambleja e Pedagogëve në Fakultetin e Histori-Filologjisë ka vendosur të shpallë këtë javë, javë proteste.

Në një prononcim për mediat pas kësaj mbledhjeje, Dekani i Fakultetit, Sabri Laçi, zbardhi vendimet pas një diskutimi prej 1 orë e gjysmë të Asamblesë.

Nga java e ardhshme, tha ai, do të ketë një ditë protestë në javë sipas një kalendari.

Asambleja e pedagogëve është thirrur për situatën e krijuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe përgjithësisht në arsimin e lartë, në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri. Meraku i të gjithë ishte dhe mbetet sesi do të dilet nga kjo situatë, si do të reagojnë në vijimësi profesorati dhe institucionet drejtuese. U diskutua për gati një orë e gjysmë dhe dolën një sërë propozimesh. Asambleja ishte unanime në vendimmarrjen e sotme. U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste nga stafi akademik i Historisë dhe Filologjisë dhe në vijimësi  në javët që vinë protesta do të vijojë një ditë në javë sipas një kalendari, javën e parë të hënën, të dytën të martë etj. Qëllimi i kësaj proteste do të jetë ndërgjegjësimi për gjithë problematikën e gjerë që ka arsimi i lartë në Shqipëri. (real-news.tv)

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303