fbpx

Kjo këngë mund të lumturojë çdo bebe

happybaby-20161017044332188.jpg

Caspar Addyman, ekspert në zhvillimin e fëmijëve dhe Lauren Stewart, psikologe e muzikës, kanë analizuar të dhënat shkencore rreth preferencave të foshnjave, për të gjetur “këngën që i bën fëmijët të lumtur”.

Sipas “Fox News”, pas një kërkimi shkencor afatgjatë, Imogen Heap, këngëtare dhe kompozitore (dy herë fituese e çmimeve “Grammy”) kompozoi një këngë, duke ndjekur disa rregulla. Ajo duhet të ishte e thjeshtë dhe me fjalë përsëritëse dhe të kishte një sërë dinamikash që tërheqin vëmendjen e foshnjës.

Kënga duhet të kishte gjithashtu një temp të lartë, sipas rrahjeve të zemrës së foshnjave, të cilat janë më të shpejta se tek të rriturit. Në këngë janë përfshirë edhe disa belbëzime të foshnjave./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *