fbpx

Kjo kurë bimore ju ndihmon kundër fryrjes së këmbëve

kembe.png

Fryrja e këmbëve shkaktohet për disa arsye, si për shembull, nëse jeni mbi peshë, nëse nuk kryeni aktivitete fizike ose zemra është në vështirësi dhe tepër e dobët për të pompuar gjak. Apo edhe nëse kaluar një ditë të gjatë në këmbë.

Fryrja e këmbëve mund të ndodhë edhe si pasojë e problemeve me venat, trombozës, variçet, problemet kronike me veshkat dhe shtatzënia.

Megjithatë ekziston një kurë bimore, e cila sipas agroweb.org ndihmon kundër fryrjes së këmbëve.

Çaji i majdanozit ju ndihmon të nxirrni jashtë trupit lëngjet e akumuluara.

Atë mund ta përgatisni duke zier dy lugë me gjethe të thata majdanozi ose në formën e pluhurit në dy gota ujë.

Lërini gjethet e majdanozit në ujë për gjithë natës, kullojini dhe shtoni lëng limoni. Pini tre gota çaj në ditë, prisni tre ditë dhe më pas përsëriteni kurën sërish deri sa fryrja të zhduket

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303