Kjo vajzë di të na nderojë kudo që shkon: Tjetër medalje për Luiza Gegën!

luiza-gega.jpg

Vazhdon momenti i mirë për Luiza Gegën e cila po kalon një periudhë shumë pozitive në aspektin personal pasi ka bërë të vetën një tjetër medalje.

Gega ka fituar sot medaljen e bronztë në Botërorin e Ushtrisë që po zhvillohet në Kinë, duke ngritur lart flamurin shqiptar në një aktivitet i cili ka rëndësi pasi marrin pjesë në të shumë sportistë të njohur.

Gara u fitua nga Uinfrid Javi, një atlete e njohur nga Bahreini e cila në Botërorin e zhvilluar në Doha e ku Gega doli e nënta, u rendit në vendin e katërt.

Medalja e argjendtë i shkopi sllovenes Marusha Mishmash, e cila kaloi Gegën për pak më shumë se 1 sekondë në këtë garë.

Gjithsesi, edhe medalja e bronztë është një arritje e rëndësishme për sportisten shqiptare e cila përfaqëson ushtrinë tonë në këtë aktivitet. Ajo do të marrë pjesë edhe në garën e 1500 metrave në ditët në vijim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303