Klajda Gjosha: Ramën e pret një fund i dhimbshëm!

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ka cilësuar gjuhën e kryeministrit Rama si të turpshme. Ndërsa thotë se kreun e qeverisë e pret një fund të dhimbshëm.

Duke iu referuar mosdekretimit të Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme, Gjosha e cilëson propozimin e kryeministrit Rama, si një propozim qokash. Ndërsa sipas saj, diplomacia shkon përtej numrit të librave të lexuar.

Postimi i Klajda Gjoshës: Sa turp për një Kryeministër të shprehet me nje gjuhë të tillë si për Presidentin e Republikës, ashtu edhe për një zonjë të nderuar të Kosovës, si Edita Tahiri.

Pasi rrënoi imazhin dhe funksionalitetin e Ministrisë tonë të Jashtme me kandidatura qokash, tani përpiqet t’i kundërvihet sipas edukatës së tij gjithkujt që respekton Shqipërinë, pavarësinë e Kosovës dhe kufijtë e saj! Çdokush që mendon se mund të përdor vendet tona për interesa të ngushta personale, është vetëm një naiv që do të ketë një fund të dhimbshëm!

Diplomacia është art i komunikimit, është mishërimi i eksperiencës dhe maturisë, dhe mbi të gjitha është besimi që qytetarët kanë te mbrojtja e interesave kombëtare! Dipllomacia nuk është numri i librave të lexuar dhe as përdorimi i individëve për larje hesapesh, e për destabilizim të një rajoni të brishtë si ky ku ne jetojmë!/real-news.tv/

Lër një koment