fbpx

Klajda Gjosha tregon momentin e trishtë në jetën e saj, kënga që përcolla babin në banesën e fundit

d9d2dd8f42a995130e57a17706d12522_L.jpg

Ish-Ministrja e Integrimit në qeverinë Rama, Klajda Gjosha  ka zhvilluar një intervistë ndryshe ditën e sotme, teksa ka treguar disa momente tejet familjare dhe të prekshme.  “Ka qenë shumë e vështirë për mua sepse kam qenë unë personi që do t’ia jepja lajmin. Me duhej që përveçse të komunikoja atë çka kishte ndodhur, të ruaja edhe situatën e saj sepse nuk doja kurrsesi që në momente e fundit para se të lindja të krijohej edhe një incident me fëmijën,” përfundoi Gjosha.

Në emisionin “ABC e Pasdites”, Gjosha është prekur pasi në sfond është dëgjuar kënga “Dance me to the end of love”, duke u përlotur.

Ajo ka pohuar se kjo këngë i kujton të atin e saj të ndjerë, ndërsa ka rrëfyer edhe momentin kur i ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të tij motrës asokohe shtatzënë.

“E para është një këngë për prindërit e mi, nga ku mamin tim në këto momente më duhet ta përshëndes me këtë këngë.  Është një këngë me të cilën ajo zgjohet çdo mëngjes dhe bie çdo darkë për të fjetur. Është këngë që prindërit e mi e kanë kërcyer në çdo festë familjare, shoqërore por jo vetëm. Çdo mëngjes ata të dy zgjoheshin duke vendosur këtë këngë duke e kërcyer dhe pastaj duke u larguar për në punë. Sot babai im nuk jeton më, por edhe ditën e fundit ne e kemi përcjellë pikërisht me këtë këngë. Kjo këngë për mua është shumë, është gjithçka dhe sa herë e dëgjoj sjell kujtime të jashtëzakonshme të familjes sime. Është një këngë që mban gjallë të gjithë ato momente të prindërve të mi dhe të familjes”.

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303