“Klasikja” më e shtrenjtë në histori. Çmime të çmendura biletash

Edhe pse Messi dhe Cristiano, dy futbollistët më të mirë në botë të dekadës së fundit, nuk do të jenë në “Camp Nou”, ndeshja Barcelona-Real (të dielën, ora 16:15) do të jetë “Klasikja” me biletat më të shtrenjta në histori.

Bileta më e lirë në treg kushton plot 179 euro, ndërsa më e shtrenjta arrin deri në 499 euro. Këtu nuk po flasim për vendet VIP, ku një biletë aty kushton deri 4000 euro.

Sezonin e kaluar, çmimet varionin nga 129 deri në 439 euro, rekord për kohën.

Por, çmimet dhe mungesa e yjeve nuk i kanë penguar tifozët që të lënë vetëm pak bileta në dispozicion për ndeshjen e madhe.

Lër një koment