Klaudia Pepa rrëfen përballjen me ish bashkëshortin dhe Alba Hoxhën

auto_Klaudia_Pepa_Albi_Nako_dhe_Alba_Hoxha1527785442.jpg

Klaudia Pepa është një ndër emrat më të suksesshëm në baletin shqiptar, ku fama e saj u bë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e saj në show-n italian ‘Amici’. Pepa u largua nga Shqipëria për një kohë të gjatë, ku qëndroi në Itali dhe vazhdoi karrierën e saj si balerinë dhe prezantuese.

Tanimë, ajo është kthyer sërish në vendlindje për të bashkëprezantuar festivalin e mirënjohur ‘Kënga Magjike’ me moderatorin Ardit Gjebrea dhe prezantuesen simpatike, Bora Zemani.

Së fundmi, Klaudia ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’ nga gazetares Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, ku foli për karrierën, jetën personale dhe marrëdhënien me ish bashkëshortin e saj, koreografi Albi Nako. E pyetur nëse ka pasur ndonjë takim me Albin dhe Alba Hoxhën në prapaskenat e Këngës Magjike, Klaudia na ka habitur me përgjigjen e saj.

“Para disa ditësh isha me grupin e baletit, me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba në prapaskenë. U treguan shumë të mirë, i putha i përqafova”,  tha Klaudia.

Duhet theksuar fakti se ende përflitet për një lidhje mes koreografit me Alba Hoxhën, por akoma nuk ka një përgjigje përfundimtare për marrëdhënien e tyre.

scroll to top