Klaudia Pepan së shpejti do ta shohim në këtë televizion italian

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa,e ka dhënë personalisht lajmin se do të bëhet pjesë e një programi të veçantë në Canale 5. edhe pse ende nuk ka zbuluar se çfarë do të bëjë në televizionin italian.

Ajo ka shkruar në rrjetin social Instagram:

“Muaji nëntor është muaji i zjarrit për mua, së shpejti do ju tregoj se në cilin program televiziv do më shihni”, ka shkruar Pepa krah fotos.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë gold ndërsa qëndron para disa flakëve me një makiazh tepër modern.

Ishte koha që balerina e talentuar shqiptare të bëhej pjesë e një produksioni italian!/real-news.tv