Klauzola e çuditshme e punonjësve të Ronaldos

“Der Spiegel” ka zbuluar një detaj shumë të çuditshëm që ka lidhje me të punësuarit personalë të Cristiano Ronaldos.

Portugezi dëshiron të ketë një jetë shumë private dhe të gjithë ata që merren në punë për të, në momentin që firmosin kontratën, kanë edhe një klauzolë ku për 70 vite pas vdekjes së tij, apo familjarit të tij të fundit, nuk duhet të flasin apo të tregojnë asgjë në lidhje se çfarë kanë parë brenda shtëpisë së yllit të futbollit.

E gjithë kjo për të mbajtur sa më larg shtypin dhe mediat, aq shumë të interesuara për jetën jashtë fushave të CR7-s.

Lër një koment