fbpx

Klea Huta i rikthehet ekranit 3 muaj pas lindjes së djalit, ja ku do e shohim

klea-huta.jpg

3 muaj pas lindjes së djalit të saj të parë, moderatorja Klea Huta po bëhet gati t’i rikthehet sërish ekranit.

Fjala është për një spektakël të ri muzikor në “Vizion Plus”, që mban autorësinë e vëllezërve Pandi e Bledar Laço. Ky shoë do të jetë risi për këtë sezon televiziv, pas mbylljes së spektaklit “Këndo këngën time”, që moderohej nga Ardit Roshi.

Vëllezërit Laço e kanë ftuar sërish Klean të drejtojë formatin e tyre të ri, pas disa eksperiencave të mëparshme me të. Ndërkohë, në përgatitje të daljes së saj në ekran këtë sezon të ri, Klea po shijon maksimalisht mëmësinë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303