fbpx

Klea Huta rikthehet në muzikë: Më janë dashur 5 vite për këtë këngë

Screenshot_12-8.jpg

Klea Huta është rikthyer në muzikë dhe ky lajm ka gëzuar të gjithë fansat e saj. Vetëm pak minuta më parë, ajo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Dikë si ti”.Për tekstin e këngës u kujdes Klea dhe bashkëshorti i saj Elgiti, i cili ka punuar edhe melodinë. Ndërsa videoklipi është realizuar nga Fullmoon Production.Për këtë projekt Huta ka punuar plot 5 vite dhe e ka konsideruar si këngën që e do më së shumti.“Per ju mund te jete thjeshte nje kenge por per mua eshte projekti muzikor qe e dua me se shumti.Projekti 5 vjecar qe sapo u lancua!Te dua muza ime @elgitdoda! @marenglen_boja @fullmoon_production @eziestyle @klaudia_the_director @eli_g_senaj @vin.danaj ”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303