Klement Balili përballet me drejtësinë

balili-burg-770x434-1.jpg

Baroni i drogës, Klement Balili është përballuar ditën e sotme me drejtësinë ku është njohur me masën e sigurisë. Gjyqi i cili u drejtua nga Miljana Muça bëri të ditur Balilit të gjitha të drejtat dhe detyrimet si i pandehur. Ndërsa u bë edhe prezantimi i të pandehurit dhe i avokatëve të tij.

Gjyqtarja Miljana Muça pritet të bëjë verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për baronin e drogës. Gjyqtarja Muça gjithashtu do të shikojë edhe veprimet e prokurorisë që ka bërë deri tani.

Ajo do të vendosë nëse dosja do të shkojë në gjykim, apo t’i rikthehet Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Dorëzimi i “Eskobarit” të Ballkanit u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij,  i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili./real-news.tv/

scroll to top