Klevis Balliu lëshon deklaratën bombë nga gjykata: E vetmja shtëpi që s’preket, ja kush e ka….

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka folur sot për media fill pasi seanca ndaj tij për përplasjet e ndodhur në Unazën e Re mes banorëve dhe Policisë, është shtyrë.

Balliu ka hedhur akuza edhe për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imerajn ku tha se ka  mbyllur pa u hetuar një sërë çështjesh siç janë pishat e mbjellura që u thanë në pak kohë në kryeqytet, mbylljen e hetimeve për dosjen DH-Albania etj.

Ish-deputeti demokrat tha se seancat zvarriten për interesa politike dhe ekonomike të kryeministrit.

“Nuk i sjell Kushtetuta, por Edi Rama me urdhëra politik. Unë nuk e di për çfarë akuzon policia. Një polic ka thyer krahun, ai ka ikur në drejtim të paditur, nuk jemi njohur me ndonjë provë apo ndonjë fakt. Pse nuk procedohet shefi i komisariatit nr 4 që u kap me filmime duke dhunuar një 19-vjeçare në bregun e Lumit. Pse nuk funksionon ligji për ata që vjedhin me tenderin. Për çështjen e pishave me kontratën e bërë me Fusha SHPK një denoncim për aferën korruptive. Pse Elisabeta Imeraj nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për Unazën e Re, apo për pishat që janë tharë, për aferën korruptive DH-Albania mbylli hetimet, sepse në Unazë nuk preket vetëm banesa e Elisabeta Imerajt.

Këtu nuk ka më prokurori, as gjykata por një grup banditësh, kriminelësh, duke filluar nga Edi Rama, Erion Veliaj. Qytetarët e thjeshtë enden nëpër gjykata jo ata. Kjo bëhet vetëm për lojëra për presion. Rasti konkret, fton 3 persona dhe jo të 4, që ishte Elton Skënderi të cilin nuk e kanë njoftuar fare. Janë shtëpitë ngjitur si ka mundësi që nuk e gjejnë? Sepse e bën Edi Rama për interesa politike, për Salillarët e partisë, që e kishim vetëm me një lot, tani e kemi me dy lote. Pse taksat që qytetarët paguajnë janë vetëm për pallatet dhe bizneset e Salillarit”, tha Balliu.