fbpx

KLGj i njoftoi mbarimin e mandatit, reagon Ardian Dvorani, paralajmëron lëvizjen e radhës

Nëpërmjet një letre të gjatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), njoftoi Ardian Dvoranin me arsyetimin e vendimit të marrë më 11 qershor për përfundimin e mandatit e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

Ai humbi edhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), të cilin e ushtronte automatikisht si anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë.

“E mora ditën e djeshme, po shqyrtoj mundësinë t’i drejtohem gjykatës dhe ta kundërshtoj”, tha Dvorani për Top Channel.