fbpx

KLGJ zbardh vendimin për Ardian Dvoranin. E njofton për mbarimin e mandatit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një shkresë zyrtare ish-kreut të KED për përfundimin e mandatit.

Në shkresë thuhet se emërimi dhe fillimi i ushtrimit të dtyrës nga 3 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë krijontë një situatë në raport me vazhdimin e qëndrimit tuaj si gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe se kjo duhej trajtuar.

“KLGJ pasi vuri në diskutim dhe analizoi dhe qëndrimin tuaj, arriti në përfundimin se pas emërimit të tre anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Lartë, për juve ka mbaruar afati”, thuhet në shkresë.

Gjithashtu KLGJ në letrën shkruar Dvoranit e njofton se në bazë të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar ju njohim të drejtën për t;u caktuar në nivel apeli.