fbpx

Klima e ftohtë/ Në Francë dëbora transportohet me helikopter

bore-1.jpg

70 tonë dëborë janë transportuar me helikopeter në shpatet shterpë të vargmaleve Pirenei, që ndajnë Gadishullin Iberik nga Franca dhe shtrihet për rreth 430 km nga Gjiri i Biskajës deri në Detin Mesdhe.

Operacioni i jashtëzakonshëm u krye për të përballuar mungesën e borës në vendpushimin e skive Luchon-Superbagnères, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta për sezonin e dimrit. Por vendimi është kritikuar si për kostot, qoftë edhe për ndikimin e tij në mjedis dhe për emetimet e dëmshme të helikopterit, shkruan The Guardian.Hervé Pounau, drejtori i këshillit të departamentit lokal, tha se kostoja e operacionit do të rikuperohej nga biznesi me kalimin e kohës.

“Do të na kushtojë nga 5,000 deri në 6,000 euro, duke e ditur se për një afat të gjatë do të marrim të paktën 10 herë kthimin e këtij investimi,” tha Pounau në një deklaratë.

Kjo është hera e parë që në Pireneit franceze përdoren helikopterë për të transportuar dëborë, megjithëse operacione të ngjashme tashmë janë kryer në të kaluarën në Alpe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303