Klipi i këngëtarit zbulon detajin misterioz që po “çmend” shqiptarët

Capital T publikoi ditën e dielë klipin e këngës “Sytë e tu” dhe krahas skenave me ish-banoren e Big Brother, modelen Françeska Jaçe, ndjekësve u ra në sy një detaj misterioz gjatë pamjeve me dron në Gjirin e Sarandës.

Siç mund ta shihni, në foto duket një figurë e zgjatur në formë trapezi.

E shkrepur në lartësi, fotoja qarkulloi kudo dhe banorë vendas (kryesisht të moshës së tretë) pohuan për mediat se bëhet fjalë për një anije luftarake e tipit SS Probitas, që i përket Luftës së Dytë Botërore.

Sipas dëshmitarëve okularë, anija kishte për qëllim që të tërhiqte trupat e ushtarëve dhe oficerëve të mbetur në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë Fashiste në 1943-shin, por u gjuajt nga trupat gjermanë dhe u fundos.