“Klithma e zullumit të së shkuarës…”. Spiropali i hakërrehet Ilir Metës: Po zien nga…

elis.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar fill pasi Presidenti Ilir Meta ftoi shqiptarët të bashkohen në protestën e pasdites, teksa kujtoi 1444 dukë bërë thirrje për një ‘Besëlidhje të re me Pranverën Kuqezi’. Por Spiropali thotë se kjo është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.

“BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Është rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane” shkruan ministrja.

scroll to top