fbpx

Klubi anglez humbet lojtarin kyç

harry-kane.jpg

Lojtari i Tottenhemit, Harry Kane nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij për gjashtë javë.

Kane u dëmtua në ndeshjen e të dielës kundër Manchester United. Ndërsa lëndimi ka ndodhur gjatë një përplasjeje me Phil Jones dhe Victor Lindelof.

Klubi i Totenhemit, përmes një deklarate për shtyp konfirmuan lëndimin e anglezit duke thënë se ai do të mungojë së paku një muaj e gjysmë dhe pritet të kthehet në stërvitje gjatë muajit mars.

Kane do të mundojë edhe në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës kundër Chelseat, si edhe në ndeshjen e Premier Ligës kundër Bluve. Kane pritet të mos luajë në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303