fbpx

Klubi i futbollit zëvendëson tifozët me kukulla seksi në stadium

Klubi i Futbollit të Seulit është përfshirë në polemika këtë fundjavë pasi vendosi në shkallët e stadiumit kukulla plastike që rezultuan të ishin kukulla seksi.

Kampionati i futbollit në korenë e Jugut ka rifilluar tashmë dhe ato luhen me dyer të mbyllura, kështu që FC seul gjeti këtë alternativë për ndeshjen me Gwanju të fituar 1-0, një gjetje që nuk u pëlqye aspak.

Klubi koreanojugor kërkoi menjëherë duke u shprehur për një keqardhje të sinqertë, por edhe specifikoi se ato që u vendosën në stadium ishin manekinë dhe jo kukulla plastike duke cituar vetë prodhuesit e tyre dhe se gjithcka u bë për të krijuar një element argëtimi.