Klubi i Tiranës ndërmerr vendimin e ri, ja kush vihet në vendin e Egbos

egboo-675x450.jpg

Klubi i Futbollit Tirana ka ndërmarrë një vendim të ri. Bëhet me dije se në krye të ekipit është vendosur ish kapiteni i njohur, Nevil Dede.

I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve.

Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës. #miresevjenNevilDede

scroll to top