‘KM po fshihet’! Rama e ironizoi për tabelën e shumëzimit, reagon Basha

Lulzim-Basha-2-770x433.jpg

Pas ironisë së kryeministrit Rama, ka ardhur reagimi i Bashës me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai shkruan se Rama po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.

Më tej, Basha thotë se sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij

“Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij,“-shkruan Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303