fbpx

Knut Fleckenstein flet si këshilltar i Gramoz Ruçit, tregon detyrën e re

Knut-Fleckenstein-kjo-jave.3-770x426.png

Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka dhënë intervistën e tij të parë në detyrën e re si këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ish-raportuesi për Shqipërinë tha se ishte ftesë nga kryetari i Kuvendit Ruçi, propozimi për detyrën në fjalë, dhe se ai kishte pranuar me kënaqësi.

” Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë. Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë”, tha ai në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303