fbpx

Koalicioni arab në Jemen përgatit sulm ndaj kryengritësve të Houthi-t

yemen.jpg

Arabia Saudite ka dërguar mijëra trupa pranë qytetit kryesor të Jemenit Hodeidah, për të ushtruar presion ndaj kryengritësve të Houthit, të cilët mbështeten nga Irani.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës që zgjat prej më shumë se 3 vitesh dhe që e ka shtyrë Jemenin në prag të krizës së urisë.

SHBA dhe Britania kanë shtuar presionin mbi Arabinë Saudite, e cila tashmë po përballet edhe me një protestë globale lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Agjensia e lajmeve Reuters ka raportuar se aleanca ushtarake e shteteve myslimane sunite, e udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ka vendosur  rreth 30,000 forca në jug të Hodeidah Houthi dhe afër hyrjes së saj lindore.

“Mijëra ushtarë jemenas të trajnuar nga koalicioni, janë dërguar në periferi të Hodeidah. Gjithashtu armatime moderne janë dërguar, duke përfshirë automjete të blinduara dhe tanke, në përgatitje për një operacion të madh në ditët e ardhshme”, tha një burim.

I dërguari i posaçëm i OKB-së në Jemen po përpiqet të shpëtojë bisedimet e paqes, që u ndalën në muajin shtator.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *