fbpx

Koalicioni PD-LSI/ Rama nuk ndal kunjat, thumbon Lulzim Bashën: S’është rrezik për drejtësinë por fatkeqësisht…

rama-5.png

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e Fierit, ka deklaruar se koalicioni mes PD dhe LSI u bë për të noterizuar aktin e pengmarrjes së Bashës.

“Basha s’është rrezik për drejtësinë por fatkeqësisht mishëron rrezikun që përfaqësojnë ata që e kanë Bashën një manekinë në dorën e tyre Saliu Monika Iliri. Basha nënshkruan një kontratë absurde të pandodhur më parë mes dy forcave që hyjnë veç e veç në zgjedhje për çfarë arsyeje, për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij. Edhe rreziku i destabilizmit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron dhe më shumë është prezent. Për të gjitha këto arsye por ka dhe të tjera por s’është vendi për ti numëruar”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303