Koalicioni qeveritar në Kosovë: Jemi solidë, taksa nuk hiqet

takimi-1.jpg

Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli janë mbledhur sot dhe kanë diskutuar për më shumë se dy orë mbi çështjet më të rëndësishme që po prekin sot Kosovën dhe debatet mes tyre që i kanë shoqëruar këto.

Ata kanë dalë në një komunikatë të përbashkët dhe janë shprehur se kanë vendosur për të mos hequr taksën nga produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja. Po ashtu liderët e partive në pushtet kanë vendosur të vazhdojnë bashkëqeverisjen. Sipas tyre koalicioni është stabil.

Sipas një komunikate, platforma e Dialogut do të reflektojë pozicionin unik të institucioneve të vendit për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht e Obligueshme, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Aty thuhet se partnerët e koalicionit janë dakorduar që ditëve në vazhdim t’i intensifikojnë veprimet dhe aktivitetet drejt harmonizimit të vendimmarrjes. /real-news.tv/

scroll to top