“Koha e Hysajt te Napoli mbaroi”, agjenti jep të rejat

Nga Spanja në Angli janë destinacionet e përfolura të Elseid Hysajt por ende nuk ka asgjë konkrete. Këtë herë për të sqaruar situatën ka folur vetë menduar menaxheri i futbollistit shqiptar, Mario Xhufredi, i cili në një prononcim për “Radio Marte”, ka sqaruar situatën me mbrojtësin shkodran, teksa e shikon të ardhmen e tij larg Napolit.

“Unë do të shkoj nesër në kampin e trajnimit të Napolit, për të diskutuar në lidhje me situatën e transferimit të Hysajt. Futbollisti nuk ka gjasa të qëndrojë te Napoli dhe ne do të punojmë fort deri në fund të verës për ta çuar te një klub tjetër, sepse Napoli ka 5 anësorë krahu. Koha e tij këtu ka mbaruar.

Ai vjen nga një sezon aspak brilant dhe disa shifra të tregut të sotëm duhen rishikuar. Nuk dua të flas për çmimin e kartonit të tij, ajo pjesë i takon Napolit. Klubi duhet ta ketë të qartë që lojtari dihet të largohet, për të mos pasur më shumë probleme në të ardhmen.

Atletiko Madrid e pëlqente, negociuam rreth një muaj, por oferta e spanjollëve ishte më e ulët se kërkesa e Napolit dhe Atletiko vendosi të investonte te Tripier. Ka klube të tjera në valle, por po presim të bëjnë një hap para”, është shprehur ndër të tjera agjenti i Hysajt, Xhufredi.