Tre shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Brescia të Italisë pasi u kapën me një kilogramë kokainë. Mediat italiane shkruajnë se efektivët e policisë u futën për kontroll në një apartament në zonën e Botticino-s duke i kapur shqiptarët me 1 kg kokainë në duar.
Nga kontrolli i bërë më pas në banesë, autoritetet gjetën edhe 18 doza të vogla të paketuara, 50 gramë kokainë, mjete që bënin ndarjen dhe peshimin e lëndës narkotike si dhe dy ora shumë të shtrenjta.
Në çantën e një prej shqiptarëve u gjetën edhe 17 mijë euro cash.
Advertisement