Kokainë dhe armë, arrestohet Stresi. Policia: Anëtar i një grupi kriminal

Arkimed Lushaj, ose siç njihet ndryshe Stresi, është arrestuar nga policia mbrëmjen e së në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si anëtar i një “grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë trafikim narkotikësh dhe krimeve kundër personit”, sipas policisë.

Policia bën të ditur se në ambientet e një hoteli në Linzë, Stresit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pietro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Lër një koment