fbpx

Kokainë dhe hashash, kapet shqiptari 23-vjeçar

auto_Droga-696x5221548349614.jpg

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi u zbulua se shiste kokainë dhe hashash në ambientet e shtëpisë së tij në Terni.

Mësohet se shqiptari 23-vjeçar jetonte së bashku me një vajzë në banesë, ku edhe ushtronte aktivitetin e shitjes së drogës. Kanë qenë fqinjët ata, të cilët kanë vënë re një numër shumë të madh njerëzish në banesën e marrë me qira nga shqiptari.

Policia ka hetuar shtëpinë e të riut, ku ka gjetur 26 doza kokainë në kuzhinë dhe 50 gramë në tarracë.

Gjithashtu, janë sekuestruar 1700 euro dhe disa doza hashashi. Autoritetet arrestuan menjëherë 23-vjeçarin. /real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303