Kokainë të fshehur në vesh, dënohet shqiptari në Angli

Një shqiptar 20-vjeçar është dënuar nga autoritetet britanike me 2 vite e gjashtë muaj bu7rg.

I riu i quajtur Klevis Drazhi u kap me kokainë, të cilën e kishte fshehur në veshin e tij.

Ka qenë policia që ndaloi të riun më 19 janar për t`i kontrolluar dokumentet, por ndërkohë ata kanë vënë re një pako të vogël të fshehur në veshin e tij.

I riu ka deklaruar se ai është detyruar nga një grup mafie e përbërë me shqiptarë për të shpërndarë drogë në Angli./real-news.tv