Koktejlet që duhet të provoni këtë verë

Stina e verës vjen me netë të gjata feste dhe pasdite duke shijuar freskinë pas ditëve të nxehta.

E këto dalje, apo edhe mbledhi me shoqërinë më së miri është të shoqërohen me kokteje.

Cilat janë të preferuarat e kësaj stine dhe çka ju nevoitet për t’i përgatitur, mund të shihni më poshtë.

Vodka Cranberry

Është një nga koktejet më të preferuara në SHBA. Cranbearry, është boronica e kuqe amerikane dhe është pºrbërës shumë i mirë për trupin sepse ndihmon si në oksidimin e dhjamit, por dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Përbërësit: vodkë, cranbearry

Daiquiri Classic

Është një nga ata koktejet legjendare që i ka rezistuar kohës me origjinë kubane. Por, nuk ka një informacion të saktë të mënyrës se si është krijuar për herë të parë kjo pije.

Përbërësit: lëng lime, shurup sheqeri, Rum të bardhë

Veseper

Është kokteji i James Bond në filmin “Casino Royal 007” . Karakteri i tij i fortë, por me nuanca të ëmbla është personifikimi i karakterit të James Bond. Kokteji sugjerohet të pihet pas darke me shoqëri të mirë.

Përbërësit: vodka, gin, cointarau, lime, vermouth

Caipirinia

Kokteji kombëtar brazilian dhe inspirim për koktejet e tjera siç është Caipiroska, Caipirisima, etj. Ka veti të shkëlqyera tretjeje dhe është i freskët e ekzotik.

Përbërësit: lime, sheqer i bardhë kallami, cachaca

Jamaica Juleps

Ky koktej është shumë i përshtatshëm për periudhën e verës sepse përmban fruta të freskëta, gjethe mente dhe rum xhamajkan, i cili jep aromën e fortë të shijes së kallamit të sheqerit.

Përbërësit: fruta të freskëta, gjethe mente, sheqer kallami brown, rum xhamajkan.