Kolegji në Angli ngre flamurin shqiptar për 28 Nëntor

Studentët shqiptarë janë të dalluar në kolegjet dhe universitet më të mira në të gjithë botën.

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka qenë kolegji “UËC Atlantic College” në Angli i cili ka zgjedhur të nderojë shqiptarët.

Me 370 përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, mes të cilëve vetëm një studente nga Shqipëria në shenjë respekti për këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar, ka ngritur në çatinë e tij, flamurin Kuq e Zi.

Viola Gashi, studentja nga Durrësi, ka treguar për “Faxëeb.al”, se iniviativa është marrë nga vetë ajo në bashkëpunim me drejtorin e shkollës dhe stafin, duke bërë të mundur kështu valëvitjen e flamurit shqiptar në institucionin e dijes “UËC Atlantic College” në Ëales të Anglisë.

Viola tha se ajo ka pasur mbështetje edhe nga kolegët për ngritjen e flamurit. Kolegji në nder të festës së Pavarësisë dhe mbështetje të studentes nga Durrësi, ka ulur sot flamurin e Ëales dhe ka ngritur atë shqiptar.

Ky është një nga rastet, kur studentët ekselentë shqiptarë, me sjelljen dhe rezultatet e shkëlqyeshme, na bëjnë të ndihemi krenarë. Viola Gashi, tha se po investon për shkollimin e saj në Britaninë e Madhe, me shpresën për tu rikthyer në Shqipëri dhe për të investuar dijen e saj. Ajo shprehet se në videon e saj ka shkruajtur “Bac, u kry!”, në shenjë nderimi dhe respekti për heroin legjendar Adem Jashari, i cili ka datëlindjen në të njëjtën ditë.

Lër një koment